Aktualitet

ME VIDEO- Skandali në Paskuqan! Shoqëruesi i Lindita Nikollës u nxjerr armën protestuesve

16 Mars 2022, 17:22 Nga DOSJA
ME VIDEO- Skandali në Paskuqan! Shoqëruesi i Lindita Nikollës u

TIRANË– Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë protestës së sotme të banorëve të Paskuqanit, të cilët pretendojnë se janë kërcënuar me armë zjarri. Si në çdo protestë, banorët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër devijimit të projektit të Unazës së Madhe, i cili prek pronat e tyre, por janë përballur me një pistoletë.

Sipas të pranishmëve, një person me automjet me targa “AA 270 ZK” ka tentuar të kalojë përmes protestuesve, duke i kërcënuar me armë zjarri. Më pas është mësuar se personi që u ka nxjerrë armën është Euglen Benga, me detyrë nën-oficer te Garda e Republikës dhe shoqërues i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. Por ende nuk është zyrtarizuar nga Policia e Shtetit.

“Lërë more se është me fëmijë të vogël. Ore! Kape se është me allti (armë)! Nxjerr pistoletën ai. O hapja rrugën prej fëmijës se është me fëmijë. Po bëni gabim se nxorri armën drejt njerëzve,”-dëgjohet në video. Ç’ka lë të kuptohet se disa prej tyre nuk e kanë parë momentin kur kanë nxjerrë armën, por kanë kërkuar që të kalojë pasi e kanë parë me fëmijë.

Ndërkohë që efektivët e Policisë së Shtetit, që ndodheshin aty për monitorimin e protestës që të ndalonin automjetin, kanë zgjedhur që të mos ushtrojnë asnjë kontroll në mjet për të verifikuar pretendimet e protestuesve. Vetë Benga ka deklaruar se ishte duke shkuar për në banesë, ndërsa në makinë bashkë me të ishte bashkëshortja e tij dhe e bija e mitur. Ndërsa thekson dhe pretendon se nuk ka nxjerrë në asnjë moment armën e shërbimit. Madje shtoi se ka pritur derisa protestuesit i kanë hapur rrugën për të kaluar. Deri më tani ngjarja është denoncuar vetëm në media, ndërsa shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen. 

SHIKO EDHE KËTË:

U nxorri armën protestuesëve në Paskuqan, SHÇBA nis hetimet për shoqëruesin e Nikollës

FOTO/Truprojë i Lindita Nikollës,ky është gardisti që kërcënoi me armë banorët e Paskuqanit

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet euglen benga euglen benga kercenon protestuesit paskuqan protesta ne paskuqan euglen benga euglen benga kercenon protestuesit paskuqan protesta ne paskuqan

Sondazh

Poll