Aktualitet

Projektkodi Civil s’kalon! Martesat “e njëjta” nuk pranohen, kundër edhe disa të LVV-së

16 Mars 2022, 20:36 Nga DOSJA
Projektkodi Civil s’kalon! Martesat “e njëjta” nuk

PRISHTINË– Projektkodi Civil nuk ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, pasi 29 vota ishin kundër dhe vetëm 28 ishin pro. 4 kanë abstenuar, ndërsa 16 të tjerë prej tyre nuk morën pjesë në votim. Pika që deputetët kishin mospajtime gjatë seancës të së mërkurës ishte neni, i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit, u shreh se regjistrimi i ‘bashkësive civile’ të personave me sekse të njëjta është një pikë që do të bashkohet me praktika të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në Kushtetutën e Kosovës thuhet se në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin. Por nuk definohet se çfarë është “bashkësi civile”.

Në vende perëndimore, bashkësitë civile nuk konsiderohen si martesa, por si marrëdhënie e ligjshme ndërmjet dy personave, që siguron mbrojtje ligjore për çiftin, vetëm në nivel shtetëror.

Mirëpo edhe në seancën e sotme plenare, deputetët e opozitës, si gjithmonë, nuk e dëgjuan. E projektkodi Civil dështoi të miratohej! Deputetë të ndryshëm u çuan për të mbrojtur moralin publik, ku Labinote Demi-Murtezi u shpreh çdo lidhje jashtë këtij kombinimi (burrë – grua) konsiderohet shthurje dhe degjenerim moral. Mirëpo zëra kundër kishte dhe nga kampi i maxhorancës. Ndërsa më herët edhe krerët e bashkësive fetare në Kosovë kishin kundërshtuar lejimin e “bashkësive civile”, pasi thanë se ripërkufizohet familja dhe martesa.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Kodi Civil në Kosovë, Kristi Pinderi ndjek Albin Kurtin: Standard i ri, s’e ka asnjë tjetër

Kurti mbi Kodin Civil: Nuk ka kuptim që të drejtat t’i takojnë vetëm atij që është si unë

S’ka martesa të të njëjtës gjini! Votimi në Kuvendin e Kosovës, s’kalon Kodi Civil

Lëshoi ‘bombën’! Deputetja e LVV-së: Edhe në sallë të Kuvendit ka homoseksualë që fshihen

Deputetja shqiptare: Homoseksualët janë të shthurur. Konjufca: Këto terma janë të padrejta

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni kodi civil i kosoves kodi civil i kosoves

Sondazh

Poll