Aktualitet

Virusi ‘shuan’ pularitë në Durrës, 400 mijë pula të ngordhura. Ministria s’di ç’është…

16 Mars 2022, 16:48 Nga DOSJA
Virusi ‘shuan’ pularitë në Durrës, 400 mijë pula

DURRËS– Prej dy javësh një virus i rrezikshëm ka prekur shpendët dhe po qarkullon nëpër pularitë në zonën e Durrësit. Deri më tani raportohet të kenë ngodhur të paktën 400 mijë pula, duke shuar tre pulari të mëdha në qytetin bregdetar e duke rritur panikun për një virus të rrezikshëm që qarkullon.

Mirëpo Ministria e Bujqësisë e ka mohuar aludimin se bëhet fjalë për grip shpendësh, pasi sipas tyre, ekspertët kanë shkuar për të bërë testimet e nevojshme dhe nuk kanë gjetur asnjë shenjë. Nga shpendët e ngordhura, Ministria e Bujqësisë bën me dije se nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet me origjinë nga shpendët. Por sërish nuk sqaron se çfarë e ka shkaktuar ngordhjen masive të shpendëve, çuditësisht të gjithë në të njëjtën zonë por në pulari të ndryshme. Nga ana tjetër, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shprehet se nuk ka vend për panik.

“Nuk ka vend për panik. Në treg nuk ka vezë të pulave të prekura nga gripi i shpendëve,”- njofton AKU.

Ndërkohë që edhe pak ditë më parë Drejtori i Parkut Kombëtar të Karavastasë, Ardian Koçi tha se një virus shkaktoi ngordhjen e 60% të pelikanëve kaçurrel në liqenin e Prespës, duke paralajmëruar se  rrezikon të përhapet në të gjithë Shqipërinë. Megjithatë mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për të njëjtin virus pasi Ministria është mjaftuar vetëm me mohimin e lajmit për përhapjen e grupit të shpendëve, pa dhënë asnjë detaj se ç’po ndodh e nëse ka pasur shpendë që kanë përfunduar në treg për t’u konsumuar nga qytetarët.

Në një kohë kur që instancat heshtin, qytetarët mund të jenë duke konsumuar produkte që nuk dihet se ç’pasoja mund të shkaktojnë në organizmin e njeriut. Po ashtu, një tjetër detaj që vihet re është fakti se nën monitorim po mbahet vetëm zona e Durrësit, edhe pse ka thirrje se e njëjta dukuri ka ndodhur edhe në zona të tjera të vendit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

400 mijë pula të ngordhura, Ministria e Bujqësisë s’ka përgjigje, a mund t’i konsumojmë?

Gripi i shpendëve në vend! Resuli: Po bëhet kërdia, fermerët janë në mëshirë të fatit

Gripi i shpendëve/ Veterineri në Korçë: Kemi dërguar rastin për analiza

Gripi i shpendëve pushton Shqipërinë, pse hesht ministrja Krifca dhe kompanitë?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kryesore ervin resuli gripi i shpendeve ne shqiperi ervin resuli gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll