Aktualitet

400 mijë pula të ngordhura, Ministria e Bujqësisë s’ka përgjigje, a mund t’i konsumojmë?

16 Mars 2022, 20:22 Nga DOSJA
400 mijë pula të ngordhura, Ministria e Bujqësisë s’ka

TIRANË– Ministria e Bujqësisë i ka dedikuar vetëm disa reshta 400 mijë pulave të ngordhura në Durrës, duke mohuar se kemi të bëjmë me grupin e shpendëve. Në njoftimin zyrtar është bërë me dije se rezultatet e analizimit në laboratorin e referencës konfirmojnë se sipas tyre nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët. E ndër to kanë shtuar edhe disa fjalë të tjera, e me kaq janë ndalur! Asnjë sqarim tjetër!!!

Ministria duket se nuk mban asnjë përgjegjësi, e as nuk njofton nëse ka nisur ndonjë investigim për të mësuar se përse ka ngordhur kjo shifër e frikshme pulash. Më keq akoma, po sikur pula të infektuara po njësoj të kenë përfunduar në treg? A ka rrezik nga konsumimi i mishit të pulës apo dhe vezëve, apo ende nuk dimë gjë?

Fermerë dhe shoqata të ndryshme kanë raportuar edhe për raste të tjera, a ka marrë masa për analizimin e këtyre rasteve Ministria? Ç’i ndodhi organizimi nëse konsumon një pulë të infektuar? Po tek fëmijët si ndikon? Ministria nuk jep përgjigje, e qytetarët nuk dinë si të veprojnë, mund të bojkotojnë konsumin, por për sa kohë? As kjo nuk është zgjidhje! Mirëpo derisa të zgjohet Ministria…

LAJMI KRYESOR: Virusi ‘shuan’ pularitë në Durrës, 400 mijë pula të ngordhura. Ministria s’di ç’është…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gripi i shpendeve ne shqiperi ministria e bujqesise gripi i shpendeve ne shqiperi ministria e bujqesise

Sondazh

Poll