Aktualitet

Zibi Bonjek: Më mirë të flasim për futbollin, diçka që i afron njerëzit, jo për luftën

16 Mars 2022, 19:10 Nga DOSJA
Zibi Bonjek: Më mirë të flasim për futbollin, diçka

TIRANE Në asemblenë zgjedhore të FSHF-së, UEFA ishte prezente me zv.presidenti e saj, Zibi Bonjek, i cili në mbyllje të saj, në një intervistën për ‘Top Channel’ tregon se ka qenë dëshmitar i ndryshimeve të viteve të fundit të futbollit shqiptar.

“Kam qenë prezent dhe dëshmitar i ndryshimeve të futbollit shqiptar, sidomos në këto 5 vitet e fundit dhe mund të them, se ka bërë një progres shumë të madh, jo vetëm në aspektin e lojës, por edhe në aspektin e infrastrukturës. Sa herë ka zgjedhje, gjithmonë ka presione dhe interesa të njerëzve të caktuar, por këtu nuk dua të hy”.

Veç pozicionit të tij në UEFA, Bonjek është njëkohësisht edhe president nderi i Federatës Polake të Futbollit, federata e cila ishte nismëtarja e bllokadës ruse edhe në futboll.

“Kjo luftë i bën keq të gjithëve, situata është e rrezikshme. Në mënyrë të veçantë, vuajtjen më të madhe po e kalon populli ukrainas. Unë jam polak dhe si qytetar polak mund të them se po bëjmë maksimumin për të ndihmuar gratë dhe fëmijët. Kemi rreth 2 milion njerëz që po strehojmë. Por është më mirë të flasim për futbollin, që është diçka që i afron njerëzit, jo për luftën sepse është dramatike”.

Veç Bonjekut, futbolli polak në ditët e sotme ka një tjetër ikonë, sulmuesin e Bayernit të Munich, Robert Lewandowski

“Unë nuk kam qenë numër 9, si Lewandowski, por ai është një i tillë dhe ndoshta është më i miri në botë. Për mendimin tim është ai dhe Benzema. Sa i përket faktit që nuk ka ende një “Top të Artë”, duhet të pyesni ata të ‘France Football’ pse nuk ia dhanë”.

Në Shqipëri Zibi Bonjek është një emër shumë i njohur jo vetëm për faktin se ka luajtur te Juventus, apo Roma, por edhe për golin që ka shënuar në “Qemal Stafa” me kombëtaren e tij.

“Prej shumë vitesh unë e kam ndjekur futbollin shqiptar edhe për faktin se Shqipëria na ndihmoi që të shkonim në Botëror kur unë luaja. Ne fituam këtu ndaj Shqipërisë 1-0, ndërkohë që Shqipëria më parë kishte mundur Belgjikën dhe me këtë kombinim, na dha mundësinë ne që të shkonim në Botëror. Për këtë arsye kam një afeksion dhe gjithmonë ju kam ndjekur. Ju kam ndjekur edhe në Francë, në Europian. Sot shoh nëpër Europë që ka shumë lojtarë shqiptarë dhe kjo gjë ishte e pakonceptueshme disa vite më parë. Ju jeni pakashumë si ne polakët, sepse edhe ne po bëjmë gjithçka për futbollin për të përmirësuar brezat, por sikur i bëjmë gati për të tjerët, sepse kur janë deri në moshën 19 vjeç më të mirët ikin, por të paktën kthehen për të luajtur me kombëtaren. Forca Shqipëria!”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore sport lajm i top channel projekt i ri ne top channel unë jam polak dhe si qytetar polak zibi bonjek zv.presidenti e saj zv.presidenti i uefa-s lajm i top channel projekt i ri ne top channel unë jam polak dhe si qytetar polak zibi bonjek zv.presidenti e saj zv.presidenti i uefa-s

Sondazh

Poll