Aktualitet

Tjetër “shtëpi bari” në Tiranë/Arrestohet i riu, u hodh nga ballkoni t’i shpëtonte Policisë

16 Mars 2022, 17:57 Nga DOSJA
Tjetër “shtëpi bari” në Tiranë/Arrestohet i riu,

TIRANË– Një tjetër shtëpi bari është zbuluar në Tiranë! Në zonën e Qesarakës në Tiranës, në një banesë të marrë me qera, 32-vjeçari Ermir Nasi kishte mbjellë dhe kujdesej për 81 vazo me kanabis. Banesën e kishte përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike duke vendosur llampa, ndërsa për të mos rënë në sy kishte siguruar një lidhje të jashtëligjshme, që është kapur në kohë nga OSHEE.

Pas verifikimeve në kabinë dhe ma pas në paketën e pallatit, konstatua vjedhja e energjisë e elektrike nga një abonent, kontrata e të cilit rezulton familjar. Për veprimet e mëtejshme, OSSHE ka njoftuar Policinë për parregullsinë, ku me pas është zbuluar se kultivohej kanabis duke finalizuar operacionin “Lugano 2”.

I riu gjatë momentin që ka parë forcat e policisë ka tentuar që të largohet, duke u hedhur nga kati i tretë i banesës, por është nuk ka mundur të arratiset, pasi është arrestuar nga efektivët. Deri më tani ai nuk rezulton se ka precedentë penalë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë, janë gjetur dhe sekuestruar pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Me ‘shtëpi bari’ në Tiranë, ja kush është 32-vjeçari i arrestuar nga policia

“Lugano 2” në Qesarakë! Si u zbulua shtëpia e barit, Policia jep detaje, OSHEE rol kyç

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll