Aktualitet

‘Tek-pull’/ Qytetari proteston i vetëm në Gjirokastër: Kush të dëshirojë lë të marrë fjalën

16 Mars 2022, 19:34 Nga DOSJA
‘Tek-pull’/ Qytetari proteston i vetëm në

GJIROKASTËR- Një qytetar ka dalë që të protestojë edhe pse fill i vetëm në Gjirokastër, kundër rritjes së çmimeve dhe krizës ekonomike që ka përfshirë vendin. I veshur me bluzën me flamur kuqezi, e me një mikrofon në dorë, ai fton me ironi të tjerë protestues të pakënaqur që të marrin fjalën, kur në fakt sheshi është bosh.

Madje ai paralajmëron se do të vijojë të protestojë, edhe sikur të mbetet i vetëm, çdo ditë, ndërsa nuk ngurron që t’u përmendë se qytetarët ankohen çdo ditë nëpër kafene, por askush nuk del që të ngrejë zërin.

“Kjo është një vjedhje masive që na bëhet nga oligarkët. Nga miqtë e Edi Ramës që kemi zgjedhur vetë. Ju dua të gjithëve në shesh, kush është i pakënaqur, kush ka dëshirë ta marri fjalën është i lirë ta marri. Protesta nis sot edhe do të vazhdojë çdo ditë edhe fill i vetëm këtu do të mbetem çdo ditë .’- shprehet ai duke jju drejtuar qytetarë, por sheshi është krejtësisht bosh. Ankoheni në kafe, por askush nuk del që të protestojë,”-thotë ai. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster protesta ne gjirokaster gjirokaster protesta ne gjirokaster

Sondazh

Poll