Aktualitet

“Lugano 2” në Qesarakë! Si u zbulua shtëpia e barit, Policia jep detaje, OSHEE rol kyç

16 Mars 2022, 18:40 Nga DOSJA
“Lugano 2” në Qesarakë! Si u zbulua shtëpia e barit,

TIRANË– Policia e Shtetit ka zbuluar më shumë detaje lidhur me shtëpinë e barit që u kap në zonën e Qesarakës në Tiranë, në kuadër të operacionit “Lugano 2”. Operacioni i koordinuar në bashkëpunim me OSHEE, ka nisur nga pikasja e një banesë që kishte lidhje të paligjshme elektrike. Në pranga ka përfunduar 32-vjeçari, i identifikuar me inicialet E. N., i cili ka tentuar të largohet nga banesa duke u hedhur nga kati i tretë. Por sërish nuk ia ka dalë që t’u shpëtojë prangat. Më pas, gjatë kontrollit të banesës, Policia ka gjetur llamba dhe 81 vazo me cannabis sativa.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugano 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me OSHEE. Gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një banesë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike.

Vihet në pranga 1 shtetas, sekuestrohen pajisje për kultivimin e kanabisit, llamba dhe bimë narkotike. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas në pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në rrugën “Sotir Caci”, kishte përshtatur banesën e marrë me qira, për kultivim të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lugano 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. N., 32 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas, gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet nga banesa të cilën kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, duke u hedhur nga kati i tretë. Gjatë kontrollit të kësaj banese, në rrugën “Sotir Caci”, janë gjetur dhe sekuestruar pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, llamba dhe 81 vazo me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

LAJMI KRYESOR: Tjetër “shtëpi bari” në Tiranë/Arrestohet i riu, u hodh nga ballkoni t’i shpëtonte Policisë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni lugano 2 tirane operacioni lugano 2 tirane

Sondazh

Poll