Aktualitet

400 mijë pula ngordhën,Ministria e Bujqësisë e mohon:S’ka asnjë rast të gripit të shpendëve

16 Mars 2022, 15:34 Nga DOSJA
400 mijë pula ngordhën,Ministria e Bujqësisë e

SHQIPËRI- Ministria e Bujqësisë ka reaguar pas ngordhjes së 400 mijë pulave në Durrës, ku thuhet se nuk bëhet fjalë për grip shpendësh pasi një e dhënë e tillë është përjashtuar nga testimet e kryera. Sipas tyre, nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet me origjinë nga shpendët. Ndërsa pretendojnë se rastet e dyshuara janë të lokalizuara në vetëm 2-3 stabilmente në një zonë të vetme, e cila ende po mbahet nën vëzhgim për të mësuar më shumë lidhur me dukurinë.

Njoftim për mediat

Ministria e Bujqësisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Institutit për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë informon opinionin publik se nuk ka asnjë rast të pranisë së influencës aviare (gripi i shpendëve) në Shqipëri deri më tani.

Pas analizave të kryera në tre data të ndryshme dhe me mbi 60 kampione, rezultatet e marra nga mostrat e dërguara nga Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve drejt laboratorit të certifikuar në Institutin për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë përjashtojnë kategorikisht sëmundjen virusale të gripit të shpendëve. Rezultatet e analizimit në laboratorin e referencës konfirmojnë se nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët.

Ju bëjmë me dije se rastet e dyshuara janë të lokalizuara në vetëm 2-3 stabilmente në një zonë të vetme. Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjen e Bimëve dhe Instituti për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë janë në monitorim të vazhdueshëm dhe po bën kontrolle për të verifikuar arsyet e kësaj situatë epizootike.

LAJMI KRYESOR: Virusi ‘shuan’ pularitë në Durrës, 400 mijë pula të ngordhura. Ministria s’di ç’është…

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet frida krifca gripi i shpendeve ne shqiperi frida krifca gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll