Politike

Komisioni Hetimor/ Deputeti demokrat nuk i ndahet Metës: Do ta pyes për pasurinë, si i ka ndryshuar ndër vite

9 Korrik 2019, 14:23 Nga DOSJA
Komisioni Hetimor/ Deputeti demokrat nuk i ndahet Metës: Do ta pyes

TIRANË– Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri i ftuar në emisionin “45 minuta” ka folur lidhur me pyetjet që do t’i drejtojë presidentit Ilir Meta kur ky i fundit të paraqitet në Komisionin Hetimor.

Në fjalën e tij në studio, Valteri tha se do ta pyeste presidentin për pasurinë e tij dhe ndryshimet që ajo ka pësuar ndër vite.

“Ka ardhur koha që të themi atë që thonë edhe shqiptarët. Frikën që ata kanë ndaj kastës së korruptuar. Presidenti do të ftohet tek Komisioni Hetimor. Pyetjen e parë do t’ja bërë për pasurinë. Që në pyetjen e parë. Do të shikohet se si ka ndryshuar pasuria e Ilir Metës. E kam të drejtë ligjore. Duhet t’ja tregojmë shqiptarëve pasuritë e deklarura dhe të padeklaruara,”-tha Valteri.

Kjo nuk është hera e parë që deputeti Valteri “sulmon” presidentin Ilir Meta, pasi ai nuk është kursyer edhe nga foltorja e Kuvendit. (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike halit valteri ilir meta komisioni hetimor ps shkarkon metën halit valteri ilir meta komisioni hetimor ps shkarkon metën

Sondazh

Poll