Politike

Ademi u kërkoi ndihmë ndërkombëtarëve, Pjetri ultimatum: Më liro zyrën (Video)

9 Korrik 2019, 10:23 Nga DOSJA
Ademi u kërkoi ndihmë ndërkombëtarëve, Pjetri

SHKODËR– Valdrin Pjetri, kryebashkiaku që doli fitues nga zgjedhjet e 30 qershorit ka mbajtur një deklaratë për mediat. 

I pyetur në lidhje me letrën që kryebashkiakja e djathtë Voltana Ademi u ka dërguar ndërkombëtarëve ku kërkonte ndërhyrjen e tyre për situatën ;politike, Pjetri tha se Ademi duhet t’i lirojë zyrën pikë së pari.

“Përsa i përket pyetjes tuaj unë them të prësim datën 12 gusht. Presim vendimin e Gjykatës, pasi zonja Ademi nuk ka pse kërkon ndihmën e ambasadorëve. Më datë 12 Ademi duhet të lirojë zyrën e saj,”- tha Pjetri.

Përsa i përket numërimit të votave të 30 qershori, ku Shkodra ishte një nga qytetet që në bazë të rezultateve dolën më shumë vota se votues, Valdrini u shpreh se nuk ishtenë dijeni të këtyre anomalive. 

Kush është në dijeni t’u drejtohet institucioneve përkatëse. Unë jam shumë i kënaqur, fituesd moral dhe jo vetëm,“- tha Pjetri më tej.

I pyetur nëse Gjykata Kushtetuese që pritet të ndërtohet në muajin korrik, rrëzon zgjedhjet e 30 qershorit a do të vazhdojë ai të jetë pjesë e garës nëse përpara tij do të kishte një rival, Pjetri riktheksoi se ka dashur gjithmonë të ketë një rival përballë ku të konkurrojë projekti me projektin.

Ditën e djeshme, kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi në një letër publike drejtuar ambasadorëve të BE dhe SHBA, tha se nuk e lirojë zyrën për asnjë të emëruar të kryeministrit Edi Rama. Ademi, tha se vetëm nëse ndërkombëtarët vendosin krijimin e një komisioni Evropian Administrimi si në vitin 1913, atëherë do e lëshojë postin. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ademi leter ambasadoreve valdrin pjetri voltana ademi ademi leter ambasadoreve valdrin pjetri voltana ademi

Sondazh

Poll