Politike

“Rri si Michael Jackson me fëmijët”, Veliaj ‘fut’ në sherr Braçen me Përmetin: Nuk u thotë dot ‘ik&#

9 Korrik 2019, 11:07 Nga DOSJA
“Rri si Michael Jackson me fëmijët”, Veliaj

TIRANË– Zv. kryeministri Erion Braçe ditën e sotme ka prezantuar raportin e Departamentit të Administratës Publike për vitin 2018, në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Teksa Brace me ‘dorë të hekurt’ shpalosi masat ndëshkuese për punonjësit e administratës që nuk zbatonin siç duhet subjektivat e caktuara, pati një përplasje me anëtarin Andi Përmetin.

Përmeti i kutjoi Braçes faktin që zv/kryeministri është shprehur se fëmijët nuk janë përdorur në fushata.

Anëtari theksoi më tej se është Erion Veliaj, personi i parë që del i rrethuar nga fëmijët në çdo nismë që ndërmerr.

“Ju thatë se fëmijët nuk janë përdorur në fushatë, por sa kohë ka qëndruar Veliaj me fëmijët në fushatë, nuk ka qëndruar as Michale Jackson,”- tha Përmeti.

Ndërsa Braçe u shpreh se në rastin e Veliaj nuk mund t’u thohet ‘jo’ fëmijëve që afrohen vetë për të bërë foto me kryebashkiakun.

Kjo nuk ka ndodhur, në mitingje nuk merren fëmijët nga ora e mësimit dhe të dërgohen në fushatë. Do të kemi një raport edhe për këtë gjë.

Por kur vetë fëmijët kërkojnë që të bëjnë bëjnë foto, nuk mund t’u themi ‘ik’,”- ka sqaruar Braçe më tej.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike andi përmeti erion brace erion veliaj michael jackson perplasja brace-permeti andi përmeti erion brace erion veliaj michael jackson perplasja brace-permeti

Sondazh

Poll