Politike

Lleshaj mbledh me urgjencë drejtuesit më të lartë të Policisë

9 Korrik 2019, 12:12 Nga DOSJA
Lleshaj mbledh me urgjencë drejtuesit më të lartë të

Tiranë- Ditën e sotme ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbledhur në një takim Ardi Veliun e drejtues të tjerë të policisë. Në takim mësohet se kanë qenë edhe zv.ministrat e brendshëm, kreu i Gardës së Republikës Gramoz Sako, kreu i policisë rrugore Mitat Tola, drejtori i Akadenisë së Sigurisë Bilbil Mema, drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj, zv.drejtoresha e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, si dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit.

Në lidhje me takimin Sandër Lleshaj është shprehur se ishte rutinë.  “Takimi i sotëm ishte rutinë, një punë e përditshme”, është shprehur Lleshaj. Theksojmë se kjo mbledhje vjen pas protestës së opozitës.

Mbrëmë opozita e bashkuar ka zhvilluar  protestën e saj të 10-të kombëtare para Kryeministrisë. Ky është tubimi i parë i opozitës pas 30 qershorit. Skenari i protestës ka qenë i njëjtë me ato të para 30 qershorit. Edhe këtë herë ishin qytetarët ata që mbushën sheshin dhe më pas janë bashkuar dhe liderët opozitarë.  Basha i theksoi Ramës se kriza nuk zgjidhjet me marrëveshje politike. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mbledhje lleshaj sandër lleshja mbledh policisë mbledhje lleshaj sandër lleshja mbledh policisë

Sondazh

Poll