Politike

Komision Evropian për Shkodrën/ Ambasadori austriak- Voltana Ademit: S’jemi në Shqipërinë e 1913

9 Korrik 2019, 10:47 Nga DOSJA
Komision Evropian për Shkodrën/ Ambasadori austriak- Voltana Ademit:

TIRANE- Ambasadori Johann Sattler, përfaqësues i shtetit austriak në Shqipëri i është përgjigjur kërkesës së Voltana Ademit, që Shkodra të qeveriset nga një Komision Evropian. Në një reagim në rrjetet sociale, Sattler thotë se Shqipëria s’është e vitit 1913, por është një vend që synon hyrjen në BE. Ai thotë se vendet e BE janë të hapura për bisedime, por nga ana tjetër duhet aftësi për të zgjidhur problemet politike. 

“Të hapur për të diskutuar por 2019 nuk është 1913. Shqipëria synon të hapë negociatat me Bashkimin Europian. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy palë. Sezoni i konfliktit duhet ndjekur nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me një mendje të qetë”, shkruan ambasadori në Twitter.

Ditën e djeshme, kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi në një letër publike drejtuar ambasadorëve të BE dhe SHBA, tha se nuk e lirojë zyrën për asnjë të emëruar të kryeministrit Edi Rama. Ademi, tha se vetëm nëse ndërkombëtarët vendosin krijimin e një komisioni Evropian Administrimi si në vitin 1913, atëherë do e lëshojë postin. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike johann sattler komision europian ne shkoder voltana ademi johann sattler komision europian ne shkoder voltana ademi

Sondazh

Poll