Politike

Kriza politike/ Basha asnjë hap pas: T’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë

9 Korrik 2019, 10:27 Nga DOSJA
Kriza politike/ Basha asnjë hap pas: T’ju japim shqiptarëve

Tiranë- Pas protestës së djeshme të opozitës kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se  prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë.

Reagimi i plotë:

Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!
Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë.
#ShqiperiasiEuropa.”, shkruan Basha në Facebook.

Mbrëmë opozita e bashkuar ka zhvilluar  protestën e saj të 10-të kombëtare para Kryeministrisë. Ky është tubimi i parë i opozitës pas 30 qershorit. Skenari i protestës ka qenë i njëjtë me ato të para 30 qershorit. Edhe këtë herë ishin qytetarët ata që mbushën sheshin dhe më pas janë bashkuar dhe liderët opozitarë.  Basha i thekoi Ramës se kriza nuk zgjidhjet me marrëveshje politike. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike lulzim basha protestat e opzitës kriza politike lulzim basha protestat e opzitës

Sondazh

Poll