Politike

Braçe i ‘shtrëngon dhëmbët’ administratës: S’ka kafe në orar punë ose do ikni në shtëpi

9 Korrik 2019, 10:53 Nga DOSJA
Braçe i ‘shtrëngon dhëmbët’

TIRANË– Zv. kryeministri Erion Braçe ditën e sotme ka prezantuar raportin e Departamentit të Administratës Publike për vitin 2018, në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Brace deklaroi se do të nisë ‘sita’ e detajuar për çdo punonjës dhe kush nuk ka patur performancë të lartë do ët përfundojë në shtëpi.

Zëvendës kryeministri theksoi se kjo gjë do të bëhet pa u bazuar në ngjyrimet politike por që nuk do të mbeten pa u ndëshkuar edhe punonjësit që janë përfshirë në fushata elektroale apo në sulmet e zhvilluara ndaj ambienteve publike të kthyera në KZAZ.

“Duhet të dini se puna në zyrë nuk është e trashëguar. Këtu vazhdojnë ende të jeën në fuqi kontrata ‘trashëgimie’ brenda ministrisë.

Shumë punonjës në orën 08:00 nuk vijnë në zyrë të hapi kompjuterin po shkojnë në kafe.

Gjithsesi ne kemi realizuar një dosje për çdo punonjës administrate në lidhje me objektivat e realizuara.

Shohim performancën e secilit dhe nuk ka intereson përkatësia politike e tyre. Në rast se bëjnë punën do qëndrojnë nëse jo do ikin. Do mësojme edhe emrat e të gjtihë punonjësve që kanë qenë pjesë e sulemev kundrejt KZAZ-ve,”- tha Braçe.

Më tej relatorja lexoi raportin për vendet vakante ku theksoi se shumë prej tyre, sidomos në rrethe është e vështirë të plotësohen vendet pasi nuk ka punonjës të aftë.

“Kemi shpallur 139 dhe janë plotësuar 96 pozicione, ndërsa 34 kanë rezultuar pa fitues. Nuk mund të pranojmë kandidatë të dobët në vende që kanë mbetur bosh,” –tha ajo.

Ndërsa zv/kryeministri theksoi sërish më tej se nuk do të ketë më ‘njerëzit e mi’ që punësohen në administrate, por njerëz që e meritojnë të jenë aty.

“Nuk do tolerojmë që brenda institucionit të merret ‘njeriu im’. Të rinjtë që duan të bëhen pjesë e administratës duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Por ka edhe nga ata që futen për të parë a do ët bëjnë ndonjë punë për vete apo jo. Ka nga ata që vijnë ekselentë dhe pas disa kohësh shihen me tjetër sy,”- vijoi më tej Braçe.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace punonjesit e administrates erion brace punonjesit e administrates

Sondazh

Poll