Sport

Gareth Bale nuk do të largohet nga Real Madridi

21 Shkurt 2019, 14:46 Nga DOSJA
Gareth Bale nuk do të largohet nga Real Madridi

Edhe pse Real Madrid është i hapur për të shitur uellsianin Gareth Bale verën e ardhshme, 29 vjeçari nuk dëshiron të largohet nga klubi madrilen pasi ndihet i lumtur me klubin dhe jetën në kryeqytetin spanjoll.

Media spanjolle, AS, raporton se uellsiani nuk planifikon të kthehet në Premierligë dhe dëshiron të qëndrojë në Madrid të paktën deri në vitin 2022, kur i përfundon kontrata.

Bale ndihet shumë i lumtur dhe rehat në Madrid dhe nuk do të largohet përkundër interesimit të disa prej klubeve më të mëdha në Evropë, si Manchester Unitedi dhe Chelsea. Asnjë klub nuk ka bërë ofertë zyrtare për Bale pasi tranferimi i tij do ishte i komplikuar për arsye të ndryshme.

Megjithatë, drejtuesit e “Los Blancos” kanë kërkuar nga Bale që ai ta ngre nivelin e tij të lojës pasi që tani po vjen periudha më vendimtare e sezonit.

Pavarsisht të gjitha problemeve dhe dëmtimeve që ka pasur këtë vit, Bale është lojtari i dytë me më së shumti ndikim në ekipin e Real Madridit, me 12 gola dhe gjashtë asiste, vetëm pas francezit Karim Benzema.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gareth bale real madrid gareth bale real madrid

Sondazh

Poll

Sport 21 Shkurt 2019, 13:36

Van Dijk do të jetë legjendë në Anfield

Virgil van Dijk u kthye në mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit dhe ai do t’ia shpërblejë duke u kthyer në legjendë për klubin.Hollandezi u ble n...

Sport 20 Shkurt 2019, 18:38

Harry Kane rikuperohet, rikthehet në stërvitje

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane është kthyer në stërvitje dhe mund të jetë pjesë e ekipit e cili do ndeshet të dielën me Burnley.Kane pësoi një dëmtim gjatë hu...

Sport 20 Shkurt 2019, 18:16

Icardi mungon përsëri kundër Rapid Vienna

Pas daljes së skanerit që tregonte se Mauro Icardi nuk vuante nga dëmtimi në gju, sulmuesi argjentinas nuk është pjesë e skuadrës së Interit për ndeshjen e Evro...