Sport

Oblak zgjeron kontratën me Atletikon, 10-12 milion euro në sezon për sllovenin

21 Shkurt 2019, 13:11 Nga DOSJA
Oblak zgjeron kontratën me Atletikon, 10-12 milion euro në sezon

Portieri i Atletiko Madrid, Jan Oblak, ka bërë me dije se agjenti i tij është në bisedime me Atletikon për t’i siguruar një kontratë të re sllovenit pas ndeshjes me Rayo Vallecano.

Kontrata e tij e tanishme skadon në vitin 2021 me një klauzolë prej 100 milion eurosh, por një marrëveshje është në proces nga dy palët dhe do bëhet e ditur javën e ardhshme.

Diego Simeone e bëri të qartë dëshirën për të mbajtur në Madrid portierin i cili konsiderohet si një nga më të mirët në botë.

Klubi gjithashtu do rrisë klauzolën e portierit që të parandalojë klubet që ta largojnë nga ‘colchoneros’, me PSG që ka shprehur interes muajt e fundit për sllovenin.

Klauzola e tij mund të arrijë në shifrat e 150-200 milion euro, gjithashtu ai do përfitojë dhe një rritje rroge ku mund të përfitojë nga 10 deri në 12 milion euro në sezon.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport atletiko madrid jan oblak atletiko madrid jan oblak

Sondazh

Poll

Sport 20 Shkurt 2019, 18:38

Harry Kane rikuperohet, rikthehet në stërvitje

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane është kthyer në stërvitje dhe mund të jetë pjesë e ekipit e cili do ndeshet të dielën me Burnley.Kane pësoi një dëmtim gjatë hu...

Sport 20 Shkurt 2019, 18:16

Icardi mungon përsëri kundër Rapid Vienna

Pas daljes së skanerit që tregonte se Mauro Icardi nuk vuante nga dëmtimi në gju, sulmuesi argjentinas nuk është pjesë e skuadrës së Interit për ndeshjen e Evro...