Sport

Van Dijk do të jetë legjendë në Anfield

21 Shkurt 2019, 13:36 Nga DOSJA
Van Dijk do të jetë legjendë në Anfield

Virgil van Dijk u kthye në mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit dhe ai do t’ia shpërblejë duke u kthyer në legjendë për klubin.

Hollandezi u ble nga Southampton për 75 milion euro në dhjetor të 2017 dhe ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e Premier League këtë sezon.

Livepool i është vënë pas titullit të parë kampion që prej presantimit të Premier League dhe do ndeshet këtë të dielë më Manchester United, të cilët nuk kanë humbur asnjë ndeshje në kampionat gjatë drejtimit të Ole Gunnar Solskjaer.

Van Dijk e shikon veten e tij për shumë kohë në klubin anglez dhe po përpiqet të udhëheqë të besuarit e Klopp drejt suksesit.

Dua të përfundoj si legjendë, dua të arrij gjëra të mëdha me ‘Reds’. Ne kemi një skuadër fantastike, kemi gjithçka, të gjitha mjetet e nevojshme.

Ata dhanë gjithçka për të më marrë mua dhe unë dua të jap gjithçka për ta. Para se të nisja stërvitjen me klubin, unë shkova në ndeshjen kundër Leicester. Qëndrova te dhoma e bordit ku takova shumë legjenda, lojtarë të mëdhenj që kanë luajtur për këtë klub kaq të bukur.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport livepool mbrojtesi me i shtrenjte ne histori virgil van dijk livepool mbrojtesi me i shtrenjte ne histori virgil van dijk

Sondazh

Poll

Sport 20 Shkurt 2019, 18:38

Harry Kane rikuperohet, rikthehet në stërvitje

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane është kthyer në stërvitje dhe mund të jetë pjesë e ekipit e cili do ndeshet të dielën me Burnley.Kane pësoi një dëmtim gjatë hu...

Sport 20 Shkurt 2019, 18:16

Icardi mungon përsëri kundër Rapid Vienna

Pas daljes së skanerit që tregonte se Mauro Icardi nuk vuante nga dëmtimi në gju, sulmuesi argjentinas nuk është pjesë e skuadrës së Interit për ndeshjen e Evro...