Sport

Harry Kane rikuperohet, rikthehet në stërvitje

20 Shkurt 2019, 18:38 Nga DOSJA
Harry Kane rikuperohet, rikthehet në stërvitje

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane është kthyer në stërvitje dhe mund të jetë pjesë e ekipit e cili do ndeshet të dielën me Burnley.

Kane pësoi një dëmtim gjatë humbjes 1-0 kundër Manchester United më 13 janar, ku sipas raportimeve supozohej se do mungonte deri në mars.

Sidoqoftë, kapiteni i Anglisë iu bashkua shokëve të tij të ekipit sot dhe do shikohet nëse ai do ushëtojë në stadiumin Turf Moor.

Sulmi i ‘Spurs’ ka bërë që të mos i ndihet mungesa anglezit, pasi kanë fituar 4 ndeshjet e fundit në Premier League dhe gjithashtu përballjen me Dortmund në Champions League.

Rikthimi i shpejtë i Kane ishte një lajm i mirë për londinezët, të cilët presin një periudhë të vështirë me 6 ndeshjet e ardhshme në të gjitha kompeticionet.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport harry kane premier league tottenham hotspur harry kane premier league tottenham hotspur

Sondazh

Poll

Sport 20 Shkurt 2019, 18:16

Icardi mungon përsëri kundër Rapid Vienna

Pas daljes së skanerit që tregonte se Mauro Icardi nuk vuante nga dëmtimi në gju, sulmuesi argjentinas nuk është pjesë e skuadrës së Interit për ndeshjen e Evro...