Sport

Ronaldo ‘tallet’ me tifozët e Atletikos: “Unë e kam fituar 5 herë Champions League, Atletiko asnjë”

21 Shkurt 2019, 12:08 Nga DOSJA
Ronaldo ‘tallet’ me tifozët e Atletikos: “Unë e kam

5 herë fituesi i topit të artë, Cristiano Ronaldo, nuk mundi të rezistonte për të treguar arritjet e karrierës së tij tifozave të Atletikos, pavarsisht humbjes me rezultatin 2-0 në Wanda Metropolitano.

Portugezi ishte nga ana e humbësve mbrëmjen e kaluar gjatë ndeshjes me Atletiko Madrid me Juventus, por ai nuk mundi të rezistonte për të thënë fjalën e fundit.

Ekipi i Diego Simeone mposhti 2 herë kampionët e Europës me dy golat e qendërmbrojtësve, Diego Godin dhe Jose Gimenez, në një mbrëmjë që u dominua nga polemikat e shkaktuara nga VAR.

Ronaldo dje bëri rikthimin e parë në kryeqytetin spanjoll që prej largimin të tij nga Real Madrid.

Ndërsa po kalonte në tynelin e stadiumit, 34 vjeçari u tregoi Atletikos se ai kishte 5 Champions League, ndersa ‘Colchoneros’ asnjë.

Në momente të ndryshme të ndeshjes Ronaldo mbante lart dorën me 5 gishtat, për t’iu treguar atyre superioritetin e tij.

Vetëm Paco Gento ka arritur të mbledhë më shumë medalje Europiane, 6 në krahasim me 5 të portugezit.

Gjithashtu Ronaldo është lojtari që ka shënuar më shumë gola në Champions League, me 121 ku ndiqet nga rivali i përjetshëm, Lionel Messi.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport atletiko madrid juventus champions league cristiano ronaldo atletiko madrid juventus champions league cristiano ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 20 Shkurt 2019, 18:38

Harry Kane rikuperohet, rikthehet në stërvitje

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane është kthyer në stërvitje dhe mund të jetë pjesë e ekipit e cili do ndeshet të dielën me Burnley.Kane pësoi një dëmtim gjatë hu...

Sport 20 Shkurt 2019, 18:16

Icardi mungon përsëri kundër Rapid Vienna

Pas daljes së skanerit që tregonte se Mauro Icardi nuk vuante nga dëmtimi në gju, sulmuesi argjentinas nuk është pjesë e skuadrës së Interit për ndeshjen e Evro...