Aktualitet

U arrestua bashkë me Elsa Lilën! Kush është ‘Titi’, pjesë e bandës së boksierëve shqiptarë

16 Mars 2022, 10:27 Nga DOSJA

ITALI– Boksieri i njohur Petrit Bardhi është në mesin e 13 të arrestuarve si pjesë e një grupi që dyshohet për trafik droge në Itali. Bardhi, i njohur si “Titi”, u arrestua bashkë me këngëtaren e njohur Elsa Lila.

Kush është Titi dhe banda që bënte pjesë?

Grupi është formuar nga mafiozi Massimo Carminato, i njohur si “Mbreti i fundit i Romës”. Banda merrej me disa aktiviteet kriminale përfshirë gjobëvënie dhe trafik droge.

Arben Zogu, 40 vjeç, njihet si ultras i ekipit të Lacios si dhe njihej me emrin “Riccardino”. Pjesë e bandës ishin Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç. Këta të dy bënin pjesë në grupin “Guarnera”, e përbërë nga shqiptarë që cilësohen si “boksierët”. Mes tyre është edhe boksieri Orial Kolaj, ‘kampioni italian dhe evropian i peshave të mesme dhe maksimale’.

Shqiptarët akuzohen se janë të lidhur me nëndegën e Kamorrës, i njohur si klani i kazalezëve. Shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave ishin aktiviteti kryesor i shqiptarëve.

Njeriu kyç, Arben Zogu, që njihej si Rikardino, ose “Ricky”, drejtonte pjesën që kishte lidhje me Shqipërinë.

Orial Kolaj, boksieri me origjinë shqiptare, fitoi në vitin 2012 kampionatin italian të peshave të rënd. Së bashku me dy bashkatdhetarët, Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, ishin autorët e akteve të dhunës dhe frikësimit të të gjobiturve.

LAJMI KRYESOR: Pjesë e bandës së drogës në Itali! Arrestohet këngëtarja Elsa Lila

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet elsa lila orial kolaj petrit bardhi arrestohet elsa lila orial kolaj petrit bardhi

Sondazh

Poll