Aktualitet

E PLOTË/ Nafta zbriti në 203 lekë për litër, zbardhet vendimi i bordit për benzinën e gazin

16 Mars 2022, 09:21 Nga DOSJA
E PLOTË/ Nafta zbriti në 203 lekë për litër, zbardhet

TIRANË– Çmimi i naftës në Shqipëri është ulur sërish. Bordi kombëtar i administrimit të karburanteve ka vendosur që nga dita e sotme, 16 mars deri më datë 21 mars, nafta të shitet me 203 lekë për litër. Vendimi është marrë nga Bordit i Transparencës. Ndërsa, benzina po gjatë të njëjtës periudhë do të shitet me 193 lekë për litër, kur bëhet fjalë për shitjet me shumicë, ndërsa me pakicë do të jepet me 206 lekë/litri. Çmimi i gazit mbetet i pandryshueshëm dhe do të jetë 93 lekë/litri.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bordi i Transparencës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, sot në datë 16 mars 2022, në mbledhjen e tij të rradhës, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, ky Bord vendosi:

1.Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 199 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 16 Mars-21 Mars 2022, të jetë 193 lekë/litër

2.Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 16 Mars-21 mars 2022, të jetë 203 lekë/litri.
3.Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 16 Mars-21 mars 2022, të jetë 206 lekë/litri.
4.Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 16 Mars-21 mars 2022, të jetë I pandryshueshëm 93 lekë/litri.
Bordi i Transparencës do mblidhet përsëri ditën e hënë, datë 21.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.

Nafta pësoi një rritje rekord në çmim dhe shkoi deri në 290 lekë për litër pasi nisi lufta në Ukrainë nga Rusia. Protestat masive e të vazhdueshme në Shqipëri bënë që qeveria të ndërmerrte vendimin për të ngritur një bord administrimi. Ky i fundit e ka ulur çmimin e naftës gradualisht, ditë pas dite. Dje shitej me 211 lekë për litër. 

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet çmimi i naftës në shqipëri kriza ekonomike prej luftes çmimi i naftës në shqipëri kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll