Aktualitet

Kraja bën bilancin: Sekuestruam miliona euro e dhjetëra prona të lakmueshme në Adriatik

16 Mars 2022, 08:41 Nga DOSJA
Kraja bën bilancin: Sekuestruam miliona euro e dhjetëra prona të

TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja ka bërë bilancin e vitit të lamë pas në lidhje me hetimet dhe pronat e sekuestruara. Në një konferencë për mediat, Kraja tha se janë sekuestruar mbi 1 milion euro, miliona lekë dhe dhjetëra prona. Ndër to përmendi edhe subjekte tregtare të lakmueshme buzë detit Adriatik.

“Për t’i identifikuar asetet kriminale dhe më pas për t’i përdorur në favor të publikut e të institucioneve që punojnë për to. Unë mund të përmbledh vetëm disa shifra për vitin 2021 për zbatimin e ligjit antimafia. Risia që futëm ishte edhe dënimi për pastrim parash. Gjatë vitit 2021 janë dhënë 5 vendime konfiskimi që përfshijnë 3.4 milionë euro, prona të luajtshme e të paluajtshme. Po kështu kemi 14 vendime ku lista e pasurive është shumë e gjatë dhe me vlera të konsiderueshme, jnë 11 subjekte tregtare, rreth 1 milionë euro në llogari bankare dhe 20 milionë lekë shqiptare. Vetëm gjatë vitit 2021 kemi 6 vendimi sekuestrimi me 15 prona të lakmueshme në bregun e Adriatikut,”- tha Kraja ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kryesore

Sondazh

Poll