Aktualitet

‘Ndal’/ ‘Benz-i’ nuk i bindet urdhërit të policisë, mjeti ishte me targa të vjedhura

16 Mars 2022, 08:17 Nga DOSJA
‘Ndal’/ ‘Benz-i’ nuk i bindet urdhërit të

SARANDË– Policia e Sarandës është vënë në ndjekje të një mjeti i cili nuk iu është bindur urdhërit të efektivëve për të ndaluar. Balkanweb raporton se bëhet fjalë për një automjet tip “Mercedes-Benz” të cilit dje i është kërkuar nga efektivët e qarkullimit rrugor që të ndalonte. Episodi në fjalë ndodhi në rrugën hyrëse te qytetit, konkretisht në Qafe-Gjashte. Mjeti po dilte nga Saranda kur është tentuar të ndalohet, por drejtuesi i saj ka shtuar shpejtësinë duke u larguar.

Rezulton se mjeti përdorte targa false, konkretisht targa qe rezultonin ne pronësi te një mjeti tjetër. Dyshohet se mjeti transportonte diçka te paligjshme. Aktualisht vijon puna për kapjen e drejtuesit të mjetit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia sarande sarande policia sarande sarande

Sondazh

Poll