Aktualitet

Kokainë në Kamëz! Arrestohen tre persona, xhaxhai me nipin e shisnin për 50 euro

16 Mars 2022, 08:29 Nga DOSJA
Kokainë në Kamëz! Arrestohen tre persona, xhaxhai me nipin e

TIRANË– Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi shpërndanin kokainë në zonën e Kamzës. Në pranga kanë përfunduar Luftar Brahilika, Renardo Brahilika dhe Maringlen Lala. Luftar Brahilika së bashku me nipin e tij pasi siguronin lëndën narkotike kokainë të pastër në sasi të mëdha, në bashkëpunim dhe me Lalës, e përpunonin duke e përzier dhe e ndanin atë në doza, të cilat më pas i shisnin në zonën e Kamzës kundrejt vlerës 50 euro një dozë kokainë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy pako me sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë (me peshë 213 gramë). Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare dhe 1 automjet.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Triple Play”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Sekuestrohen dy pako me kokainë, tre aparate celulare dhe një automjet. Vihen në pranga 3 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zonën e Kamzës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Triple Play”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– L. B., 47 vjeç, R. B., 30 vjeç, të dy banues në Kamzë, dhe M. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Bathore.

Shtetasi L. B., së bashku me nipin e tij, shtetasin R. B., pasi siguronin lëndën narkotike kokainë të pastër në sasi të mëdha, në bashkëpunim dhe me shtetasin M. L., e përpunonin duke e përzier dhe e ndanin atë në doza, të cilat më pas i shisnin në zonën e Kamzës kundrejt vlerës 50 euro një dozë kokainë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit R. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy pako me sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë (me peshë 213 gramë). Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare dhe 1 automjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kamez kokaine ne kamez kamez kokaine ne kamez

Sondazh

Poll