Aktualitet

Seanca ndaj Hajdarajt/Ç’ndodhi më 8 Mars,procesverbali u quajt i pavlefshëm, s’kishte audio

16 Mars 2022, 09:24 Nga DOSJA
Seanca ndaj Hajdarajt/Ç’ndodhi më 8 Mars,procesverbali u quajt

TIRANË– Ditën e sotme pritej që trupa gjykuese të dilte me një vendim për ish-efektivin, Nevaldo Hajdaraj që dyshohet se ka vrarë Klodian Rashën. Trupa gjykuese ishte tërhequr për vendim mirëpo sot tha se kishte ndodhur një anomali në procesin gjyqësor të ditëve më parë.

‘Panorama’ raporton se më 8 mars u dëgjuan konkluzionet e Prokurorisë, konkretisht prokurores Arta Marku dhe avokatëve të të pandehurit. Këta të fundit kanë kërkuar rikualifikim të vepres penale duke pretenduar se klienti i tyre nuk ka kryer vrasje me dashje por ka qenë në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes.

Kur trupa gjykuese konstatoi se seanca e zhvilluar me 8 mars nuk u regjistrua me audio, procesverbali u quajt i pavlefshëm. Kryesuesja e trupes gjyqesore Edlira Pjetri iu drejtua IT së gjykatës dhe këshillit të gjykatës për të kërkuar shpjegime dhe e ka konsideruar të pavlefshëm procesverbalin.

Trupa gjykuese do të ftojë sot në orën 13:00 palët për të ripërsëritur qëndrimin e tyre e pasi të ridëgjohen pretendimet gjykata do tërhiqet për vendim për Nevaldo Hajdarajn.

LEXO EDHE:

I dënuar me 10 vite për vrasjen e Klodian Rashës! Nis sot seanca në Apel për Hajdarajn

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha nevaldo hajdaraj klodian rasha nevaldo hajdaraj

Sondazh

Poll