Aktualitet

Ulet sërish çmimi i naftës në Shqipëri, deri më 21 mars do të shitet me 203 lekë për litër

16 Mars 2022, 08:51 Nga DOSJA
Ulet sërish çmimi i naftës në Shqipëri, deri më

TIRANË– Çmimi i naftës në Shqipëri është ulur sërish. Bordi kombëtar i administrimit të karburanteve ka vendosur që nga dita e sotme, 16 mars deri më datë 21 mars, nafta të shitet me 203 lekë për litër. Vendimi i marrë është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

Tarifa e re e ul sërish çmimin e naftës me 8 lekë për litër, nga 211 lekë që kushtonte një ditë më parë. Nafta pësoi një rritje rekord në çmim dhe shkoi deri në 290 lekë për litër pasi nisi lufta në Ukrainë nga Rusia. Protestat masive e të vazhdueshme në Shqipëri bënë që qeveria të ndërmerrte vendimin për të ngritur një bord administrimi. Ky i fundit e ka ulur çmimin e naftës gradualisht, ditë pas dite.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bordi i administrimit te karburanteve çmimi i naftës në shqipëri kriza ekonomike prej luftes bordi i administrimit te karburanteve çmimi i naftës në shqipëri kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll