Sport

Trajnimi për sigurinë, Libohova: “Event madhështor, kërkohet organizim në nivel maksimal”

16 Mars 2022, 10:02 Nga DOSJA

TIRANE – Në kuadër të organizimit të finales së madhe të UEFA Conference League, që do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë, Federata Shqiptare e Futbollit dhe UEFA kanë nisur të martën një trajnim të përbashkët me temën “Safe & Security”, që do të zgjasë tri ditë.

Në këtë trajnim do të marrin pjesë drejtues të nivelit të lartë të institucioneve të vendit, duke nisur nga zyrtarë të FSHF-së, Policisë së Shtetit, Shërbimit Zjarrfikës, Kompanitë e Sigurimit, Shërbimit të Urgjencave Mjekësore dhe Kryqit të Kuq.

I pranishëm ditën e djeshme në këtë aktivitet ishte edhe vetë zv.presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova, i cili në fjalën e tij u shpreh, se ky është një aktivitet i rëndësishëm për të gjithë Shqipërinë dhe futbollin shqiptar, prandaj edhe masat e marra duhet t’i përgjgijen maksimalisht organizimit të kësaj finaleje.

“Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, do të dëshiroj, t’i uroj mirëseardhjen në Tiranë, zotit Van Praag, zotit Pavlica dhe gjithë grupit të eksperteve të UEFA-s, që ndodhen në këtë sallë. Gjithashtu doja t’u shpreh mirënjohjen stafit të specialistëve dhe ekspertëve me përvojë të UEFA-s, për organizimin e këtij trajnimi të përbashkët ndërmjet FSHF-së, Kompanive të Sigurisë, Policisë së Shtetit, Shërbimit Zjarrfikës, Shërbimit të Urgjencave Mjekësore dhe Kryqit të Kuq. Gjithashtu do të dëshiroja t’ju falënderoj edhe ju të nderuar pjesëmarrës në këtë trajnim të rëndësishëm.

Ky aktivitet është në vazhdën e përgatitjeve, planeve dhe masave paraprake te ndërmarra nga UEFA, në bashkëpunim të ngushtë me FSHF-në, për të mundësuar një ndeshje finale madhështore të Conference League, me parametra maksimalë sigurie dhe shërbimi, gjatë atmosferës festive që do të krijohet në datën 25 Maj.

Ky është një event i jashtëzakonshëm dhe madhështor për Tiranën dhe Shqipërinë dhe po ashtu edhe masat tona do t’i përgjigjen në nivel maksimal organizimit të kësaj finaleje të madhe. Edhe njëherë ju uroj pune të mbarë dhe suksese gjatë trajnimit,”- tha ndër të tjera Libohova në fjalën e tij të hapjes së këtij seminari.

Trajnimi do të mbyllet të enjten, ku të gjithë pjesëmarrësit, të cilët do të luajnë rol kyç në sigurinë e finales së madhe të 25 majit, do të pajisen me çertifikata. Ndërkaq, në muajin prill, UEFA do të organizojë një trajnim tre ditor vetëm për policinë, në kuadër të kësaj ndeshjeje kaq të rëndësishme, jo vetëm për FSHF-në, por për të gjithë Shqipërinë.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “uefa europa conference league” është jashtë conference league finales së conference league komiteti ekzekutiv i fshf-se një trajnim të përbashkët “uefa europa conference league” është jashtë conference league finales së conference league komiteti ekzekutiv i fshf-se një trajnim të përbashkët

Sondazh

Poll