Sport

PSG dëshiron të rifillojë nga e para me Conten: nisin kontaktet me teknikun…

16 Mars 2022, 09:40 Nga DOSJA
PSG dëshiron të rifillojë nga e para me Conten: nisin kontaktet

ITALI – Paris Saint Germain dhe Antonio Conte, një binom që mund të bëhet në verë dhe kushtet janë të shkëlqyera. Parizienët duan të rinisin pas një tjetër dështimi në Champions League, ndërsa trajneri italian kërkon një skuadër menjëherë konkurruese dhe të aftë për të fituar.

Kështu ish-trajneri i Juves dhe Interit në Itali mund të çlirohen nga Tottenhami në verë falë një klauzole, për të zbarkuar nën Kullën Eifel me shumë kampionë. Në Paris, tashmë po flitet për kontaktet e para të nisura mes palëve, një sondazh që mund të bëhet gjithnjë e më i thelluar në ditët në vijim.

Nga ana e Contes, në fakt, ekziston gjithë vullneti për të dëgjuar projektin dhe për të bërë gtati valixhet për t’u larguar nga Londra. Fabio Paratici, drejtori sportiv i Spurs dhe mik i madh i trajnerit, ka folur gjithashtu për këtë temë:

“Conte në PSG? Është një pyetje që duhet t’i bëni atij, nuk mund të flas për një person tjetër, nuk është respekt të flasësh për të tjerët. Ai është një person që ka punuar shumë mirë për 10 vjet te Juventusi dhe që gjithashtu, dëshiron të punojë shumë mirë te Tottenham, pasi ka ardhur këtu disa muaj më parë dhe është i etur për të hapur një cikël të rëndësishëm dhe fitues. Pastaj, për pjesën tjetër nuk dua di ndonjë gjë”.

B.T (Dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 52-vjeçari antonio conte i tottenham antonio contes në premier league organika e tottenhamit paris saint germain sirenat e paris saint germain 52-vjeçari antonio conte i tottenham antonio contes në premier league organika e tottenhamit paris saint germain sirenat e paris saint germain

Sondazh

Poll