Politike

Pak orë pas protestës, shefja e OSBE-ODIHR 1 orë takim me Bashën në selinë blu

9 Korrik 2019, 10:04 Nga DOSJA
Pak orë pas protestës, shefja e OSBE-ODIHR 1 orë takim me

Tiranë- Shefja e OSBE-ODIHR, Audry Glover shkoi me urgjencë në zyrën e kreut të PD-së, Lulzim Bashës mesditën e sotme. Takimi  në selinë blu zgjati vetëm një orë dhe ishte pikërisht pas protestës së djeshme të opozitës. Padyshim që tema kryesore e takimit ka qenë kriza politike në vend. Nga informacionet paraprake raportohet se temë e diskutimit  ka qenë edhe raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit.

Mbrëmë opozita e bashkuar ka zhvilluar  protestën e saj të 10-të kombëtare para Kryeministrisë. Ky është tubimi i parë i opozitës pas 30 qershorit. Skenari i protestës ka qenë i njëjtë me ato të para 30 qershorit. Edhe këtë herë ishin qytetarët ata që mbushën sheshin dhe më pas janë bashkuar dhe liderët opozitarë.  Basha i thekoi Ramës se kriza nuk zgjidhjet me marrëveshje politike. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike glover në zyrën e bashës kriza politike lulzim basha glover në zyrën e bashës kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll