Politike

“Lojë e pisët për të penguar Berishën”/Këlliçi: Jam bombarduar me ‘Fake News’ nga selia blu

15 Mars 2022, 21:59 Nga DOSJA
“Lojë e pisët për të penguar

TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi deklaroi se nuk e ka pasur të lehtë për tu bashkuar me grupin e Rithemelimit pasi është bombarduar me lajme të rreme nga selia blu. I ftuar në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv, Këllici tha se eksperienca që ka pasur me ambasadën amerikanë ndër vite në Shqipëri ka bërë që ai të mos besonte këto deklarata.

“Jam bombarduar me fake neës nga selia sikur do vinin trupat amerikane, do mësynin në selinë e partisë, do mësynin kundër Berishës, sikur do shpalleshim non grata të gjithë ne që e mbështesnim, anulime vizash, arrestime imagjinare, përralla me mbret. Më ka mjaftuar eksperienca e ngritur dhe marrëdhënia e ngritur me vite me selinë diplomatike amerikane,” tha Këlliçi.

Ndër të tjera ai tregoi se i është dashur të analizojë për disa ditë dhe t’i rikthehet bisedave në vite për të kuptuar se çfarë dëgjon brenda partisë ishin lajme te rreme.

“Ishin një lojë e pisët për të mashtruar deputetët, dhe për të penguar Berishën me lëvizjen Foltore. Ishte një shok i jashtëzakonshëm,” tha Këlliçi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi sali berisha belind kelliçi sali berisha

Sondazh

Poll