Politike

Rama nxorri faturën e një biznesni në Itali, e shiti si ‘familjare’ (TALLJA me komentuesit)

15 Mars 2022, 20:38 Nga DOSJA

TIRANË– Sot, kryeministri për t’i mëshuar propagandës së tij për të justifikuar rritjen e çmimeve në vend, nxorri një faturë të vënë në dispozicion nga një emigrant shqiptar. (SHIKO KËTU) Ky i fundit, nëse ekziston gjithmonë, pretendon se ka paguar më shumë se 600 euro drita, por pa sqaruar shumë detaje të tjera. Gazetari Bled Marku ka hedhur poshtë mashtrimin e Ramës, pasi ka publikuar në Facebook një faturë tjetër nga një familjeje në Itali, ku pagesa për dy muaj është 185 euro, ndryshe nga ajo që pretendon Edi Rama se pagesa e një muaji është 625 euro.

Gazetari thekson se kjo faturë që ka publikuar Rama mund të jetë e fatura e një picerie apo një biznesi.

“Foto 1 – Pagesa per 2 muaj e nje familjeje ne Itali. Foto 2- Mashtrimi i Edi Rames per nje fature te energjise elektrike gjasme pagese mujore… (kjo fature mund ti perkase nje picerie ose restoranti),”-shkruan ai. Ndërkohë që dhe një komentuese e sqaronte Ramës se fatura ishte e një biznesi, duke marrë parasysh formatin e saj. Madje sqaroi edhe se në Itali fatura mund të të vijë edhe dy herë në vit, varet nga kompania që sjell të abonohesh.

POSTIMI I PLOTË:

“Ku janë interesat? Në Itali jemi dhe ne të tjerët dhe kjo faturë nuk vjen. Të nxjerrë pak conguaglio, interesat dhe nëse kjo fature është në bazë të rezidencës apo thjesht forniture pa rezidencë. Më vjen keq po postimi nuk i përket të vërtetës,”-shkruan ndër të tjera komentuesja. Ndërkohë që la pa përmendur edhe faktin se shteti italian kompenson qytetarët në fund të vitit për energjinë e konsumuar.

Çfarë bëri Rama? Kërkoi falje? Jo!

“Sa mirë bëra që ia fshiva emrin se opa, doli drogaxhi i shkreti njeri direkt,”-shkruan Rama, pa ndjerë asnjë pikë faji për dezinformimin dhe “fake news” që u ka shpërndarë shqiptarëve.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama fatura e energjise ne itali edi rama fatura e energjise ne itali

Sondazh

Poll