Politike

Ultimatumi! Rama për protestën: Shtyrja për të shtunën? Do mobilizojnë ‘foltoret’

15 Mars 2022, 21:20 Nga DOSJA
Ultimatumi! Rama për protestën: Shtyrja për të shtunën?

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve që sot shënoi ditën e shtatë të tubimeve poshtë zyrës së tij. Me anë të një statusi në Twitter, Rama ka sulmuar nismën duke e cilësuar si një mobilizim të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke mos i përmendur direkt. Më tej, kreu i qeverisë shkruan edhe njëherë se kjo protestë i shërben Rusisë, por se si e di vetëm kryeministri.

“Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!,”-shkruan Rama në postimin e tij. 

Sot, protestuesit u shprehën se do të përpilojnë një listë me kërkesa për Ramën dhe do të dalin në shesh sërish të shtunën e nuk do të lëvizin nga aty, pa iu plotësuar kërkesat. Por duket se përgjigjen e kanë marrë që sot.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama proteste kunder rritjes se cmimeve edi rama proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll