Politike

Berisha: E mbështes protestën e pakicës, por aty ka edhe përleshje të klane socialiste

15 Mars 2022, 20:48 Nga DOSJA
Berisha: E mbështes protestën e pakicës, por aty ka edhe

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar protestën që po zhvillohet kundër rritjes së çmimeve. I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, Berisha tha se po e studion protestën dhe aty në tërësi është populli opozitar, por ka vënë re dhe një detaj tjetër.

Sipas tij, në protestë ka edhe bërryla dhe klane socialistësh që përplasen me njëri-tjetrin. Por nuk ka dhënë emra!

“Gruri i Rusisë dhe Ukrainës do të ketë një ndikim të çmimit në treg, nuk do të krijojë një zi buke ama. Ky në vend që të merret me këto, merret me urrejtje ndaj pakicave. Unë e studioj protestën dhe aty në tërësi është populli opozitar, por ka edhe bërryla socialistë aty që duan të prevalojnë. Për mua kjo nuk është se ka rëndësi sepse e mbështes kauzën. Ka klane socialiste aty që përleshen aty brenda. Nuk kam të drejtë të ndërhyjë në përleshjen e tyre të brendshme, kam informacion. Unë mbështes kauzën e drejtë dhe popullin opozitar,”-tha Berisha.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll