Politike

“Pengu i Ramës nuk kupton realitetin”/ Këlliçi: Basha kërcënoi deputetët në mbledhje!

15 Mars 2022, 21:51 Nga DOSJA
“Pengu i Ramës nuk kupton realitetin”/ Këlliçi:

TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi u shpreh se beteja e ish-kryeministrit Sali Berisha është për votën e lirë. Këlliçi i ftuar në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv, tha se kryedemokrati Lulzim Basha ka polarizuar situatën dhe ka ju ka shpëlarë trurin të vetëve ndërsa shtoi se Basha ka kërcënuar deputetët gjatë mbledhjes së grupit parlamentar dy ditë më parë.

“Kërcënoi të hënën grupin parlamentar duke thënë ‘ose iki unë ose vjen Sali Berisha’. Kush do shkonte në PD? Gogoli? Ai që për 13 vite mbajti PD-në në pushtet? Ky është terror psikologjik ndaj bashkëpunëtorëve të tij,”tha Këlliçi.

Këlliçi tha se Basha i ka bërë dëmin më të madh opozitarizmit, PD-së dhe i ka dhënë oksigjen regjimit të Edi Ramës.

“I kam dedikuar mbi një dekakdë këtij individi. Ai është peng, prap njeriu, qenia njerëzore e ruan dinjitetin. Kjo që ka ndodhur me atë individ nga ana psikologjike është e paimagjinueshme. Lëre mënjanë PD-në, por vetes tënde, ai është i ri, të kthehet në memen kryesore në rrjete sociale. Të mos kuptosh realitetin është shumë e rëndë,” tha Këlliçi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi lulzim basha sali berisha belind kelliçi lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll