Politike

E vendosur! Berisha: Jam dhe do të jem për një aleancë me LSI, Meta ka rolin e tij

15 Mars 2022, 21:41 Nga DOSJA
E vendosur! Berisha: Jam dhe do të jem për një aleancë me

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha duket i vendosur për të vazhduar koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në fjalën e tij, gjatë emisionit “Ora e Betit”, Berisha tha se i qëndronte ende bashkimit të opozitës, duke folur edhe për rolin e Ilir Metës, pasi të linte postin e presidentit të vendit.

“Unë jam dhe do të jem për një aleancë me LSI. Ka që nuk e pëlqejnë por interesi për të çmontuar regjimin është më i madh se problematikat që dalin nga koalicioni. Meta do të ketë rolin e tij në opozitë, është faktor që do të merret me forcimin e opozitarizmit, nuk them gjë tjetër veç saj. Qëndroj i vendosur për të bërë gjithçka për luftën korrupsionit,”-tha Berisha.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta sali berisha ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll