Politike

E FORTË! Bersha: Ishte fati i madh për Shqipërinë që PD nuk i fitoi zgjedhjet

15 Mars 2022, 20:54 Nga DOSJA
E FORTË! Bersha: Ishte fati i madh për Shqipërinë që PD

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë kundër kryedemokratit Lulzim Basha. Në një intervistë për “Ora e Betit”, Berisha tha se është lajm i mirë që Partia Demokratike nuk e mori drejtimin e qeverisë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke e akuzuar Bashën si një person që nuk e respekton ligjin. 

Ishte fati i madh për Shqipërinë që Partia Demokratike nuk i fitoi zgjedhjet. Ky njeri tregon se nuk respekton asnjë parim. Një njeri i lig nuk kryen krim gjithë jetën. Në një moment e bën. Deputetët e panë ku është elektorati dhe nuk bëjnë gjë tjetër se kërkojnë të jenë elektoratin. Ky dëshmon se po të ishte kryeministër nuk do njihte ligj, rregull, moral e asgjë. Po ti je opozitë more zotëri!,”-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij. 

Kjo është hera e parë që Berisha shprehet kundër fitores së PD në zgjedhjet e shkuara parlamentare, që u zhvilluan vetëm pak muaj më parë, ku fitues më shumicë doli kryeministri Edi Rama.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll