Politike

Telefoni “BQ”, Berisha: E kanë përdorur për të porositur vrasje, edhe qeveritarët tanë

15 Mars 2022, 21:26 Nga DOSJA
Telefoni “BQ”, Berisha: E kanë përdorur për të

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një deklaratë të fortë lidhur me disa vrasje që sipas tij janë porositur në vend. I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, Berisha tha se është përdorur një telefon pa kartë, edhe nga qeveritarë, për “punë të pista”.

Po ashtu, ish-kryeministri shtoi se lidhur me përdorimin e këtij mjeti po përgatitet një dosje e madhe, ndërsa shtoi se edhe vetë ka shumë detaje. Por sërish nuk preferoi që të ndante asgjë me qytetarët, duke u mjaftuar me paralajmërimin se do të shkaktonte tsunami.

“Ekziston një dosje e madhe, e telefonit BQ, e cila i ka bërë radiografinë më të tmerrshme këtij regjimi. Unë e kam iphone. është telefon special ai. Ata që e kanë përdorur i kanë bërë vetes radiografinë, është shkak se pse Shqipëria është këtu ku është. Sepse Serbia është aty ku është. Unë sot e mësova. Na qenka një telefon pa kartë, të cilin rëndom e kanë përdorur edhe qeveritarët tanë. Me kë kanë folur…*bën me dorë. Kanë folur me kë kanë dashur vetë. Me organizata kriminale. Kanë folur se të tjerë, që kanë porositur vrasje, jo ky se po të ishte ia them, se nuk ia kërkoj. Unë kujtoja se ishte aplikacion kjo BQ. Ky është tsunami i nëndheshëm. Po mos të kisha të dhëna konkrete, të jesh i sigurtë që nuk do e nxirrja këtu. Këto paskan qenë të përhapur. Ma tha një mik. Kushton 1400 euro në vit, e më pas hidhen. Ky paska qenë kurthi i artë. Ata që e kanë blerë e kanë blerë. Unë e kujtoja aplikacion si Skype. Për inicialet nuk kam ç’të bëj unë…,”-u shpreh Berisha.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha telefoni bq sali berisha telefoni bq

Sondazh

Poll