Sport

Lamtumirë ‘Old Trafford’? Man.United merr vendimin mbi stadiumin legjendar

15 Mars 2022, 13:57 Nga DOSJA
Lamtumirë ‘Old Trafford’? Man.United merr vendimin mbi

ANGLI– ‘Old Trafford’ mund të shkatërrohet dhe të rindërtohet. Manchester United, në fakt, do të shqyrtonte mundësinë e prishjes së “teatrit të ëndrrave” dhe ndërtimit të një impianti të ri në të njëjtin vend. Struktura ka qenë shtëpia e ‘Djajve të Kuq’ për 112 vjet, që nga viti 1910, dhe është një nga stadiumet më të famshëm në botë.

Në periudhën e fundit, nuk ka pasur rinovime dhe tashmë konsiderohet inferior ndaj stadiumeve të reja të Premier League. Drejtuesit po shqyrtojnë tre opsione për t’i dhënë Old Trafford një jetë të re. Ideja e parë, siç raportohet nga Daily Mail, është prishja e strukturës dhe ndërtimi i një stadiumi të ri. Propozimi, megjithatë, mund të jetë problematik. Djajtë e Kuq, në fakt, duhet të gjejnë një stadium që mund të presë ndeshjet e tyre në shtëpi gjatë ndërtimit të stadiumit të ri.

Opsioni i dytë do të ishte rindërtimi i tribunës jugore të Old Trafford dhe linjës hekurudhore që kalon pas saj. Opsioni i tretë do të ishte lënia strukturore e stadiumit të paprekur, duke zbatuar një rinovim të plotë të ambienteve të ku qëndrojënë tifozët.

Aktualisht, sipas tabloidit, drejtuesit e klubit po anojnë drejt idesë së rizhvillimit të tribunës jugore. Kapaciteti i Old Trafford do të rritet nga 74,000 në mbi 80,000. United ka premtuar se do të konsultohet me tifozët gjatë gjithë procesit dhe shefi operativ i klubit Collette Roche muajin e kaluar diskutoi të ardhmen e stadiumit me ta.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester united old trafford manchester united old trafford

Sondazh

Poll