Aktualitet

Protestat! Rama: Më bukur s’i bën as Kremlini, do krijojmë Komitet Teknik për çmimet bazë

15 Mars 2022, 13:16 Nga DOSJA
Protestat! Rama: Më bukur s’i bën as Kremlini, do krijojmë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se pas bordit për naftën, do të krijohet edhe Komiteti Teknik për çmimet bazë, njësoj si në kohën e pandemisë. Kjo u bë e ditur gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e biznesit të vogël, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ministren e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Delina Ibrahimajn.

Kreu i qeverisë nuk ka lënë ka komentuar edhe protestën e qytetarëve, ku tha se kjo i leverdis Rusisë, e ndërsa theksoi edhe një herë që qeveria nuk ka organizuar koncertin e Malumës, në një kohë krizë. Edhe në këtë takim, Rama nuk la pa komentuar protestat masive që janë zhvilluar nga qytetarët, duke thënë se më mirë nuk do i realizonte as Kremlini.

Kreu i qeverisë përsëriti edhe një herë se do të ketë zerim të taksës mbi pagat deri 40 mijë lekë të rinj dhe përgjysmimi i saj mbi pagat deri 50 mijë lekë të rinj, duke filluar nga prilli. Po ashtu, 32 mijë lekë të rinj bëhet paga minimale për efekt të kontributeve shoqërore dhe do të jepen 28 miliardë lekë të rinj ose 200 milionë USD për të mbajtur të palëvizur çmimin e energjisë elektrike, në faturat e bizneseve të vogla dhe konsumatorëve familjarëve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rama: Pas bordit për naftën, do krijojmë Komiteti Teknik për çmimet bazë

Protestat në vend! Rama: Më bukur nuk i organizonte dot Kremlini

Rama: Zelenskyy ka më shumë siguri se do japë jetën se sa do mbijetojë në luftë

Rama: Niveli teknik i HEC-eve ka rënë, çështje ditësh të fillojmë importin e energjisë

VD- Nuk e njeh? Rama: Burrë apo grua është Maluma, mendova mos ishte ministër

I bën llogaritë komentuesit!Rama:Më tha kam rrogën 200 mijë lekë, të tjerat ia jep vjehrra?

Paketa 30 mijë lekë të vjetra në muaj! Rama: Garantojmë ushqimin për këto kategori

Ulja e çmimit të naftës, Rama: Sapo e pashë, ka rënë në bursë edhe içik, shyqyr Zotit

Rama: I kam kërkuar OSHEE që për çdo faturë të sjellë pjesën e paguar nga buxheti i shtetit

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama rama me biznesin e vogel edi rama rama me biznesin e vogel

Sondazh

Poll