Aktualitet

Rama: BE të na integrojë e ndihmojë! Borrell pa datë: Çmimet s’rriten nga sanksionet

15 Mars 2022, 10:46 Nga DOSJA
Rama: BE të na integrojë e ndihmojë! Borrell pa datë:

TIRANË– Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme Josep BoRrell nuk dha një datë për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Borrell u shpreh se do të përpiqet të bëjë gjithçka duke u bazuar edhe në Reformët e nisura nga Shqipëria gjatë presidencës franceze, por datë të caktuar nuk ka ende. Në lidhje me rritjen e çmimeve, Borrell tha se kjo gjë nuk vjen si pasojë e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, por si pasojë e varësisë që vendet e varfra kanë krijuar nga ai vend, kryesisht për grurin. Pa përmendur emra vendesh, të varfrit do ta vuajnë shumë këtë periudhë, tha Borrell, duke theksuar se po vjen një vallë krize.

Shefi i diplomacisë evropiane u shfaq i shqetësuar për influencën ruse në Ballkan, por tha se do ta luftojë atë. Ai shtoi se tashmë kanë gati edhe paketën e katërt kundër sanksioneve ndaj Rusisë. Nga ana tjetër për kryeministrin Edi Rama, amrtesa me BE-në është e pashmangshme, pasi ka dashuri të madhe në mes. Ai kërkoi që BE të ndërmarrë masat për ta anëtarësuar vendin tonë sa më shpejt, pasi në këtë mënyrë edhe ata do të ‘nderojnë’ faqen e tyre. Kryeministri shtoi gjithashtu që Beja nuk duhet ta lërë jasht ndihmave pas luftës ashtu siç edhe u bë me ndarjen e vaksinave anti-Covid pas pandemisë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Borrell ankohet për energjinë e naftën: Më vjen fatura 500 euro, 10-fish më e lartë

Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? Rama: Dezinformin, po e ndjek me vëmendje

Prisni luftën që të na integroni? Borrell: Thjeshtim! Pushtimi rigjallëroi zgjerimin, por…

Rama: S’ka krushk që na anulon dasmën me Evropën, ka dashni të madhe në mes

Borrell: Na shqetëson influenca ruse në Ballkanin Perëndimor, do përballemi me të

Rama kërkoi me urgjencë investime, Borrell: Do e kemi parasysh

Borrell flet troç: Çmimet nuk u rritën nga sanksionet, ata që varen nga gruri rus do vuajnë

Borrell për integrimin e Shqipërisë: S’është në dorën time, s’ka datë por veç horizont

Borrell prezanton nga Tirana paketën e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë: Po shtojmë emra

Rama i ashpër me BE: Mos na lini jashtë për luftën si me vaksinat, urgjent korridori i tetë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama josep borell ne tirane joseph borrell edi rama josep borell ne tirane joseph borrell

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2022, 12:22

Nis pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout

LAÇ- Nis peligrinazhi i 13 të martave në kishën e Shna Ndout. Sot me 15 Mars është e marta e parë që pelegrinët të cilët i përkasin besimeve fetare të nd...