Aktualitet

Do i merrnin jetën për…një motor makine! Rrëfimi i shënjeshtrës: Ua shita për 2500 euro

15 Mars 2022, 14:32 Nga DOSJA
Do i merrnin jetën për…një motor makine! Rrëfimi i

TIRANË– Vladimir Mersini do të vritej për një motor makine e një vend parkimi! Detaje të reja janë zbuluar nga dëshmia e 45-vjeçarit që u tentua të vritej nga dy vëllezërit Anxhelo dhe Endrit Dashi, gazetarja Dorjana Bezat shkruan për “Balkanweb” se të tre ishin në një konflikt për një makinë të shitur nga Mersini tek njëri prej vëllezërve. Mjeti ishte me probleme në motor, por sërish duket se kishin rënë dakord për ta blerë. 

“Konflikti me vëllezërit nisi për shitjen e një makine. Njërit prej vëllezërve i shita me akt noterial një makinë 2 mijë e 500 euro por ia thashë që në fillim që makina nuk kishte motor të mirë. Ai ra dakord ta blinte dhe t’ia ndërronte. Më pas kur nuk gjeti motor më tha mua më ndihmo të marr një kredi dhe t’i dilja unë garant. Unë nuk pranova dhe kështu marrëdhëniet tona u prishën,”- ka rrëfyer 45-vjeçari gjatë marrjes në pyetje.

Por duket se konflikti nuk ka përfunduar këtu, pasi më pas të tre janë konfliktuar edhe për vendin e parkimit të taksive. Sherri më i fundit ka qenë dje, ku pas konfliktit verbal, një prej vëllezërve ka tentuar që ta qëllojë me thikë, por ka shpëtuar paq edhe me ndërhyrjen e personave të tjerë. 

“Ne punojmë bashkë taksistë prej shumë kohësh. Konflikti i fundit ndodhi për shkak të vendqëndrimit të taksistëve. Ngjarja ndodhi të hënën në orën 13:30. Unë kisha parkuar dhe po pushoja në pushimin e drekës. Një nga vëllezërit erdhi hapi derën me dhunë më ofendoi dhe tentoi të më godiste me thikë. Fatmirësisht shpëtova. Jam gërvishtur vetëm pak në faqe. Ndërhyri pronari i një lokali afër dhe njerëz të tjerë që ai mos më sulmonte. Më pas erdhi dhe vëllai tjetër dhe bëri të njëjtën gjë. Pastaj mbërriti policia dhe i arrestoi të dy,”- mësohet të ketë thënë 45-vjeçari. Pas marrjes së denoncimit, Policia arrestoi për ngjarjen dy vëllezërit Anxhelo Dashi dhe Endrit Dashi, të cilët tanimë do të përballen me drejtësinë lidhur me sherrin e nisur me kolegun e tyre, të cilit mund t’i merrnin dhe jetën.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet anxhelo dashi endrit dashi tirane vladimir mersini anxhelo dashi endrit dashi tirane vladimir mersini

Sondazh

Poll