Aktualitet

119 kg kokainë në kontejnerin në Vaqarr, Apeli rikthen në burg Marson Muratajn

15 Mars 2022, 15:12 Nga DOSJA
119 kg kokainë në kontejnerin në Vaqarr, Apeli rikthen në

TIRANË – Marson Murataj, njëri prej personave të arrestuar për zbulimin e 119 kg kokainë në kontejnerin e bananave në Vaqarr është rikthyer në burg. Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit të Tiranës, e cila ka vendosur që ndaj Muratajt të ndryshohet masa e sigurisë, nga “arrest shtëpie” në kthim pas hekurave të qelisë. Murataj, ka qenë menaxher shitjesh në kompaninë “Ziku”, ku u zbulua dhe një sasi kokaine që vinte nga Ekuadori.

Kujtojmë se në janar të këtij viti brenda dërgesave të kompanisë “Bana King”, u gjet një sasi prej 119 kg kokaine, e cila ishte fshehur në shtatë arka. Shoferi që shkoi për të marrë dërgesën e kontenierit me banane deklaroi se iu bë pritë në rrugën e vjetër nga 4 persona të armatosur teksa po shkonte drejt magazinës për të shkarkuar. Sipas tij ata kryen një kontroll për rreth 30 minuta ndërsa e kërcënuan dhe për këtë arsye nuk njoftoi policinë, por vuri në dijeni menaxherin e firmës, Marson Muratajn. Për ngjarjen në fjalë, pronari i kompanisë Trifon Murataj vuri në dijeni Drejtorin e Përgjitshëm të Policisë Gledis Nano. Droga u mor më pas nga policia në Vaqarr.

Deri më tani, për këtë ngjarje përveç Muratajt është arrestuar Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu (shoferi i kontejnerit). Salihu ka dëshmuar se është ndaluar në Romanat nga 4 persona, që iu prezantuan si punonjës të policisë. Ata e kërcënuan se nëse do të fliste, do t’i lëndonin familjen. Për tre të arrestuarit pasi ka dyshime të forta se kjo kompani është e përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike që ishte nisur nga Ekuadori bashkë me bananet, megjithatë hetimet vazhdojnë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 119 kg kokaine ne portin e durresit marson murataj tirane 119 kg kokaine ne portin e durresit marson murataj tirane

Sondazh

Poll