Aktualitet

Kushtetuesja bëhet me 8 anëtarë,Sandër Beci zgjidhet në vend të Fatmir Hoxhës,3 vite mandat

15 Mars 2022, 14:05 Nga DOSJA
Kushtetuesja bëhet me 8 anëtarë,Sandër Beci zgjidhet në

TIRANË- Gjykata Kushtetuese bëhet me 8 anëtarë, Sandër Beci emërohet në vend të Fatmir Hoxhës. Në mbledhjen e sotme të Gjykatës së Lartë, Beci u votua me 7 vota pro dhe 4 kundër për të zënë vendin e Hoxhës në Gjykatën Kushtetuese. Ish-anëtari Këshillit të Lartë të Prokurorisë me marrjen e dekretit nga Presidenti Republikës do të bëhet gjyqtari i tetë Gjykatës Kushtetuese dhe do të ketë një mandat 3-vjeçar. Ndërsa zëvendësuesi i Vitore Tushës kryetares në detyrë me mandate të përfunduar pritet të zgjidhet në ditët në vijim pas pikëzimit të kandidatëve nga Këshillimi i Emërimeve në Drejtësi. 

NJOFTIMI NGA GJYKATA:

Bazuar në nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar) dhe Rregullores “Për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”, Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi, sot, më datë 15 mars 2022, procesin e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Mbledhja e Posacme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pasi u njoh me listën e kandidatëve të renditur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në përfundim të procesit të votimit, vendosi të shpall fitues me 7 (shtatë) vota pro, kandidatin Sandër Beci. Rezultati i votimit do t’i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fatmir hoxha gjykata kushtetuese sandër beci fatmir hoxha gjykata kushtetuese sandër beci

Sondazh

Poll