Aktualitet

Kundravajtje në rrugë! I riu merr para me makinë policen e bashkisë, arrestohet

15 Mars 2022, 15:13 Nga DOSJA
Kundravajtje në rrugë! I riu merr para me makinë policen e

KAMZË– Një 25-vjeçar është vendosur në pranga nga Policia e Tiranës, pasi ka aksidentuar një efektive të Policisë Bashkiake. Ngjarja ka ndodhur pasditën e sotme në Kamzë, ku i riu, i identifikuar me iniciale G.R., ishte kundravajtje me mjetin e tij. Pikërisht në këtë moment, efektivja i ka bvërë shenjë për ndalim, e i është afruar mjetit, po pikërisht në këtë momentai ka tentuar që të largohet dhe e ka lënduar në këmbë. Megjithatë ai menjëherë është vendosur në prangat e Policisë, ndërsa efektivja është dërguar në spital, por mësohet se është në gjendje të mirë. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Kamzë

Aksidentoi punonjësen e Policisë Bashkiake, vihet në pranga 25-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: – G. R., 25 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Ky shtetas, duke drejtuar mjetin e tij në sensin e kundërt të lëvizjes, në rrugën “Berisha”, nuk i është bindur urdhrit të punonjëses së Policisë Bashkiake për të ndaluar dhe gjatë tentativës për t’u larguar, e ka goditur atë në këmbë, me mjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kamze policia e tiranes kamze policia e tiranes

Sondazh

Poll