Aktualitet

FOTO-VD/Nga heqja e reçipetave te ‘Martohu me mua’! Çfarë ndodhi dje në koncertin e Malumës

15 Mars 2022, 14:21 Nga DOSJA

TIRANËTuri “Papi Juancho Tour” i Malumës arriti të prekte dhe skenën e Tiranës. Këngëtari latin këndoi mbrëmjen e kaluar në Sheshin ‘Nënë Tereza’, pas dy vitesh anulim për shkak të Covid-19. Koncerti u zhvillua dhe la të mahnitur fansat shqiptarë të yllit latin. 

Të rinjtë dhe të rejat mbushën sheshin para orës 18:00, atëherë kur u hapën dyert. I pari që këndoi në skenë në orën 20:00 ishte Elgit Doda për tu pasuar më pas me këngëtaren shqiptare Ronela Hajati. Por të gjithë prisnin atë.. PAPI-n, Malumën. Në momentin që këngëtari u ngjit në skenë të gjithë brohoritën. Artisti këndoi hitet e tij më të njohura, si “Felices los 4”, “Corazon”, “No soy malo”, “11 PM” e shumë të tjera. Nuk la pa përshëndetur Tiranën dhe vajzat beqare të Shqipërisë, për të cilat nuk i ndaloi edhe komplimentet.

Maluma përmendi një person në skenë! Kushëririn e tij Juan, për të cilin tha se e është beqar e se atij i pëlqejnë vajzat shqiptare (duke dashur të krijojë një romancë mes të afërmit dhe një vajze shqiptare… shpresojmë që Juhan të ketë gjetur ndonjë që i ka bërë zemra bam).

Një prej fanseve të ‘çmendura’ të tij, i la një kujtim! Vajza (identiteti i së cilës nuk dihet) në momentin që këngëtari po performonte hodhi në skenë reçipetat e saj rozë. Artisti i mori e duke mos komentuar shumë i vari te mikrofoni. Video e këtij momenti u shpërnda në çdo rrjet social. Nëse ju ka humbur pa parë, Dosja.al j’ua sjell më poshtë:

 

 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Propozimet për martesë nuk munguan për Malumën. Një nga fanset kishte ardhur e përgatitur dhe në pritje të një përgjigje. Me poster në dorë: ‘Marry me’, shqiptarja shoqëroi gjithë koncertin e Malumës në pritje të përgjigjes… që mesa duket nuk i erdhi kurrë.

Ajo që nuk i shpëtoi syrit të shumicës, ishin skenat e nxehta të kolumbianit me balerinat e tij. Maluma dhe balerina e tij kanë pasur një moment të nxehtë, gjatë kërcimit të tij. Kujtojmë se Maluma erdhi në Shqipëri me më shumë se 60 persona në staf dhe balerinat janë pjesë e tyre.

Artisti latin u pagua plot 650 mijë euro ndërsa personat që donin ta takonin për 10 minuta duhet të paguanin 1000 euro. Biletat varionin nga zona në zonë.

Po kush është Maluma?

Juan Luis Londoño Arias, i njohur si Maluma, i lindur më 28 janar 1994, është një këngëtar, kompozitor dhe aktor kolumbian. I lindur dhe i rritur në Medellin , ai zhvilloi një interes për muzikën në moshë të re dhe filloi të regjistronte këngë në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare.

Ai publikoi albumin e tij debutues, ‘Magia’ , një vit më vonë në 2012.Megjithatë, albumi i tij përparimtar ishte ‘Pretty Boy’, ‘Dirty Boy’ i vitit 2015 , i cili çoi në bashkëpunime të suksesshme me disa artistë. Ai publikoi ‘FAME’ në 2018, për sukses të mëtejshëm në industrinë e muzikës. Artisti e ndoqi suskesin me këngën ‘11:11’ në 2019, dhe ‘Papi Juancho’ në 2020.Kënga e tij ” Haëái ” arriti të klasifikohej e treta në ‘Billboard Global 200’ dhe u bë kënga e parë numër një në ,BillboardGlobal’. Muzikalisht, këngët e Maluma-s janë përshkruar si reggaeton , trap latin dhe pop .

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore showbiz maluma maluma ne tirane maluma maluma ne tirane

Sondazh

Poll