Aktualitet

Përlotet aktivistja: E trishtë të shohësh të moshuarit të ngrohen me bidona plastike

15 Mars 2022, 14:00 Nga DOSJA
Përlotet aktivistja: E trishtë të shohësh të moshuarit

TIRANË– Aktivistja Mira Pirendi foli lidhur me vështirësitë me të cilat po përballen të moshuarit ditët e sotme, sidomos pas rritjes së çmimeve të ndikuara nga lufta në Ukrainë.

E ftuar në Euronews Albania, së bashku me disa pensionistë këtë mëngjes për të folur për vështirësitë e tyre gjatë dy muajve të fundit, Pirendi tha se shuma e ofruar nga qeveria nuk është e mjaftueshme.

Askush nuk do të mund të kalonte me këto përfitime të pensionit. Nëse nuk marrin ndihmë shtesë, nuk mund ta kalojnë këtë muaj. Ne kemi nevojë për më shumë ndihmë nga pushteti vendor”, – tha ajo.

 

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Pirendi u përlot kur tha se ka parë të moshuar të cilët për të kursyer energjinë elektrike janë të detyruar të ngohen me bidona plastik.

Nuk bëhet fjalë për 25 euro shtesë. Edhe sikur t’u jepte 250 euro, nuk do të mund t’i mbulonin shpenzimet. Më dhemb zemra të mendoj për gratë e moshuara që kam parë, të cilat duhet të vendosin shishe me ujë të nxehtë nën këmbë për të qëndruar ngrohtë. Ata kanë punuar gjithë jetën e tyre – kanë paguar taksat – dhe tani duhet të përdorin shishe për t’u ngrohur, “- tha aktivisti.

Qeveria shqiptare vendosi të ndajë 3 mijë lek shtesë për 3 muaj me rradhë për të gjithë shtresat në nevojë, përfshirë dhe pensionistët.  Megjithatë, shumë përfaqësues nga këto grupe vulnerabël thonë se kjo nuk do të mjaftojë për të mbuluar të gjitha shpenzimet e tyre mujore.

(d.a/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mira pirendi protesta per rritjen e cmimeve mira pirendi protesta per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2022, 12:22

Nis pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout

LAÇ- Nis peligrinazhi i 13 të martave në kishën e Shna Ndout. Sot me 15 Mars është e marta e parë që pelegrinët të cilët i përkasin besimeve fetare të nd...