Sport

Nuk i mbajti dot nervat, lojtari godet kundërshtarin me stilin Muay Thai, e bën për spital

14 Mars 2022, 13:14 Nga DOSJA
Nuk i mbajti dot nervat, lojtari godet kundërshtarin me stilin Muay Thai, e

TAJLANDË– Një lojtar tajlandez është përjashtuar nga klubi i tij, Bangkok FC, pasi i dha një goditje të stilit Muay Thai kundërshtarit të tij. Protagonist ishte Aitsaret Noichaiboon, i cili sulmoi Supasan Ruangsuphanimit të North Bangkok University FC gjatë një ndeshje futbolli të kategorisë së tretë në Tajlandë.

Gjithçka ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes. Noichaiboon ka topin dhe tenton të arrijë në zonën e kundërshtarit, por ndalohet nga Ruangsuphanimi. Mbrojtësi në fakt e pengon dhe ky gjest nervozoi sulmuesin i cili dha një goditje të fortë me bërryl duke e rrëzuar në tokë. Sulmuesi është përjashtuar menjëherë nga arbitri dhe mbrojtësi është dërguar menjëherë në spital për shkak të një dëmtimi të rëndë në fytyrë.

 

Bangkok FC’s Aitsaret Noichaiboon sacked immediately after their match for this pic.twitter.com/qUMA9yzKDZ

— James Dart (@James_Dart) March 13, 2022

Një sulm i pakuptimtë dhe i papranueshëm, aq sa Bangkok FC ka vendosur të përjashtojë lojtarin dhe t’i anulojë kontratën me efekt të menjëhershëm. Skuadra tjetër, North Bangkok University FC, pas ndeshjes informoi tifozët dhe shtypin për kushtet e lojtarit, duke konfirmuar se mori disa qepje në buzën e tij të sipërme.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bangkok fc tajlande bangkok fc tajlande

Sondazh

Poll