Sport

“Ndal luftën”/ Donin të dërgonin një mesazh për Ukrainën, lojtarët turpërohen!

14 Mars 2022, 12:56 Nga DOSJA
“Ndal luftën”/ Donin të dërgonin një mesazh

RUMANI– Politehnica Iași, një ekip në divizionin e dytë të Rumanisë ka bërë një gafë të madhe që është kthyer në virale. Të shtunën, në ndeshjen me Astra Giurgiu që e fituan 3-1, e ka parë të arsyeshme t’i dërgojë një mesazh mbështetjeje Ukrainës, duke veshur bluza me fjalët ” Stop Luftës”(STOP WAR), por rreshtimi i tyre ishte i gabuar, duke krijuar një fjali që nuk kishte lidhje (RAW POTS), një situatë që rrëmbeu një buzëqeshje të hidhur nga tifozët.

Mesazhi i vetëm i saktë është ai i fëmijës përballë lojtarëve i cili mund t’u ketë shpjeguar heronjve të tij se si të rregullojnë veten në mënyrën e duhur.

Por kjo nuk është e gjitha. Pesë ditë më parë, klubi rumun prezantoi blerjen e re atë të John Kamara. Në prezantimin u shfaq zv.presidenti Dan Cojocaru u shfaq me bluzën e Manchester City-t dhe tifozët nisën sulmet ndaj tij në rrjetet sociale.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport astra giurgiu politehnica iași rumani astra giurgiu politehnica iași rumani

Sondazh

Poll